12:56 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Strakosha “sherr” me tifozët e Romës në Instagram (Foto)

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha është zënë me tifozët e Romës në një postim në Instagram.

Gjithçka fillon me disa deklarata nga Strakosha tek mediat shqiptare: “Unë mund të shkoja në Romë, por falënderoj Perëndinë që zgjodha Lazion. Natyrisht unë isha i ndikuar nga drejtori sportiv Igli Tare, i cili me personalitetin e tij godet nga këndvështrimi psikologjik. Ai ka një zgjidhje për të gjitha situatat me të cilat përballet”, ka thënë portieri.

Deklarata u mor me ironi nga shumë tifozë romak, duke përfshirë edhe ata në faqen e Instagram ASRomaDaily, të cilët raportonin citimin me një koment: “Ne gjithashtu falënderojmë Perëndinë që keni zgjedhur Lazion”.

Ky post erdhi te portieri, i cili nuk mendoi dy herë për të komentuar “26 maj”, datën e fitores së Kupës Italiane në derbin e 2013 me Romën. Përgjigja mori mijëra pëlqime nga tifozët e Lazios, mijëra komente nga ata të Romës.

Strakosha më në fund kërkoi falje në një nga “postimet” e tij në Instagram, duke u tërhequr nga këto komente.

“Do të doja të kërkoj falje për komentin. Unë duhet të jem një shembull dhe të mos bëj gabime si kjo”, ka shkruar Strakosha. /IndeksOnline/