17:13 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Suksesi i Shqipërisë në vitin 2016, FSHF-ja prezanton ekspozitën dhe albumin (Foto)

Federata e Futbollit të Shqipërisë, sot ka prezantuar ekspozitën dhe albumin e triumfit historik në “Euro 2016”, transmeton IndeksOnline.

Salla e Muzeumit Kombëtare do të jetë e hapur për të gjithë sportdashësit të cilët dëshirojnë t’i shijojnë nga afër cdo detaj, në lidhje me “Euro 2016”.

Ekspozita do të funksionojë deri ditën e mërkurë, në oraret 09:00 deri 13:00 dhe pasdite nga 17:00 deri 20:00.

Kujtojmë se Shqipëria në Kampionatin Europian të mbajtur në Francë zuri pozitën e tretë në fazën e grupeve, dhe korri një fitore historike, atë kundër Rumanisë./IndeksOnline/

Temat: