08:54 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sulmi në Melbourne, arrestohen dy persona (Foto/Video)

Policia australiane ka arrestuar dy persona pasi një kombi ka hyrë në mes të turmës së këmbësorëve, duke lënë kështu mbi 19 të lënduar, përfshirë dhe një foshnje.

Ngjarja ka ndodhur minuta më parë në Melbourne, më saktësisht në “Flinders Street”, transmeton Indeksonline.

Shumica e të lënduarve janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa dy prej tyre i është dhënë ndihma në vendin e ngjarjes.

Tani policia ka kërkuar nga qytetarët që të largohen nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/

http://www.dailymail.co.uk/news/article-5201021/Car-crashes-Melbournes-Flinders-Street-Station-crowd.html