15:39 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sulmuesi “i dështuar” afër Atletico Madridit

Atletico Madrid është shumë afër të transferoj Nikola Kalinic nga Milani.

Skuadra spanjolle ka pasur kontakte edhe më herët me kroatin dhe gjatë ditës mund të finalizohet, shkruan indeksonline.

Transferimi i Kevin Gameiro te Valencia i ka hapur një vend të lirë Atleticos për transferimin e një sulmuesi.

Kalinic erdhi në Milan nga Fiorentina, ku edhe pse si startues nuk tregoi formë të mirë.

30 vjeçari edhe pse ishte i ftuar në Kupën e Botës me Kroacinë, ai nuk e luajti asnjë minutë për shkak se u përjashtua nga trajneri Zlatko Dalic. /IndeksOnline/