10:21 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Supergoli dhe paraqitja fantastike e Benjamin Kolollit (Video)

Benjamin Kololli vazhdon të shkëlqej në Super Ligën e Zvicrës në Futboll. Kundër Luzernit, mesfushori kosovar e shënoi golin e vetëm për FC Lausannen në minutën e 88-të, por ekipi i tij humbi 2:1.

Dy minuta më vonë anësori i Përfaqësueses së Kosovës, kishte edhe një rast tjetër shënim pas goditjes nga gjuajtja e lirë, topi i cili u ndal nga shtylla, transmeton IndeksOnline.

Në këtë takim përveç Benjamin Kolollit luajtën edhe katër futbollistë tjerë shqiptarë, Andi Zeqiri gjithashtu te FC Lausanna, ndërsa te Luzerni: Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Shkelqim Demhasaj./IndeksOnline/