17:26 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Superliga hapet me tre katër gola dhe fitore për vendasit

Java e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll është hapur me dy fitore të skuadrave vendase. Drenica e ka mposhtur Ballkanin me rezultat 2-1.

Shala kaloi vendasit në epërsi me autogol në minutën e 25. Uka e shtoi epërsinë në 2-0 në fillim të pjesës së dytë. Topalli në minutën e 76 realizoi golin e nderit për mysafirët.

Fitore ka shënuar edhe Trepça 89 në përballje me Ferizajin me rezultat 1-0. Hyshmeri në fund të pjesës së parë shënoi golin e vetëm në ndeshje.

Më lehtë për vendasit u ba pas 35 minutave lojë pasi që Granite u përjashtua nga loja me karton të kuq./Indeksonline/