75 Mall Live Search
13:20 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Tahiri i shqetësuar për dënimin e HIB-it, ka një mesazh për gjyqësorin

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës Themelore të Prishtinës rreth aktgjykimit të naftës jocilësore të kompanisë “HIB-Petrol”. Përfaqësuesi i kësaj të fundit, Kujtim Bucaliu është shpallur fajtor për mashtrim të Komunës së Prishtinës.

Deputeti nga Ferizaj  thotë se nuk dëshiron të përzihet në vendimet e organeve të drejtësisë, megjithatë shpreson se vendimi në fjalë nuk do të ketë përzierje të politikës, shkruan Indeksonline

“Miq dhe qytetarë të mi, njihem për faktin që e dua drejtësinë në atdheun tim! Më patë thënë një Profesor, se Hero në Paqe, konsiderohet ai i cili hap vende pune, në këtë rastë, me numrin rekord, të punëtorëve, me mbi 1000 Hib Petrol. Sot, si banorë i Ferizajt, ndjehem i shqetësuar për këtë lajm, dhe shpresoj që pa asnjë paragjykim, në fund të triumfojë Drejtësia”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Postimi i plotë:

HIB PETROL, GJIGANTI ATDHEUT TIM dhe REKORDI I PUNËTORËVE TË PUNËSUAR.

Si Deputet i Parlamentit të Kosovës, sigurisht që nuk më takon të përzihem nëpër Gjykatat e vendit, por shpresojë shumë se ky vendim nuk do të ketë anime politike!

Si Ferizaj dhe si Kosovë, ne mburremi me këtë Compani me traditë shumë vjeçare, një Compani me një pronarë shembull, si Z ‘Ibrahim Bucaliu’ i cili është model se si veprohet dhe si duhet shteti edhe atëherë kur nuk ka Luftë.

Pra, ai që e do shtetin nuk i ka ikë asnjëherë tatimeve të Shtetit, dhe si i tillë, është ndër tatim paguesit më të mdhenjë në Arkën e Shtetit.

Miqë dhe qytetarë të mi, njihem për faktin që e dua drejtësinë në atdheun tim! Më patë thënë një Profesor, se Hero në Paqe, konsiderohet ai i cili hap vende pune, në këtë rast, me numrin rekord, të punëtorëve, me mbi 1000 Hib Petrol.

Sot, si banorë i Ferizajt, ndjehem i shqetësuar për këtë lajm, dhe shpresoj që pa asnjë paragjykim, në fund të triumfojë Drejtësia.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.