12:49 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ter Stegen mesazh Messit: Relaksohu, ne do të merremi me Real Madridin!

Portjeri gjerman Ter Stegen në një intervistë ka theksuar rendësin e Lionel Messit por beson se ekipi mund ta mposht Real Madridin edhe pa të.

“Ai është në duar të sigurta dhe më e rëndësishmja është që të rikthehet përsëri dhe vetëm të relaksohet dhe të na lërë neve ta bëjmë” u shprehë gjermani për Goal.

“Sigurisht nuk është një situatë e mirë për të por edhe ai beson që do të rikthehet shpejtë” vazhdoj Ter Stegen, transmeton Indeksonline.

“Është e rëndësishme që të shfaqim personalitet dhe unë e di që kemi lojtarë të mrekullueshëm. Unë kam besim për El Classicon” përfundoj numri një i Barcelonës.

Këtë të dielë Barcelona e pret në Camp Nou Real Madridin. Një fitore e Barcelonës do ta shkëpuste shtatë pik larg rivalit më të madh të saj./Indeksonline/