21:42 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tërmkolli-Thaçit, Ramës dhe Vuçiqit për shkëmbim territoresh: Rrini urtë!

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka reaguar ka kundërshtuar idenë për shkëmbim territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Tërmkollit nëse një gjë e tillë diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi, atëherë shqiptarët duhet të kërkojnë kthimin e territoreve deri në Nish, transmeton Indeksonline.

Ish-deputetja ka thënë poashtu se Kosova është e pandarë, nga brenda e nga jashtë.

Postimi i plotë:

Pse sharllatanët e politikës marrin guximin e flasin për ndarje të Kosovës dhe gjëja “shkëmbim “ të territoreve, pse ia kthejnë vetes tytën e pushkës, duke ditur që kjo tezë, sot, i levërdis vetëm Serbisë. E nëse dikujt iu ka mbushur mendja për ndonjë bisedë për territore, atëherë ka veҁ një zgjidhje: kthimi i pronave të shqiptarëve, të uzurpuara dhe të aneksuara nga Serbia, deri në Nish! Këtë duhet ta dinë edhe Hashimat, edhe Edi Ramat, edhe Vuҁiqat! Prandaj, rrini urtë! Jemi në vendin tonë, në shtetin tonë, të njohur nderkombëtarisht nga shumica e shteteve të Evropës e botës. Kosova është e pandarë, nga brenda e nga jashtë!
#MT