16:52 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Test i dobët për McLaren (Foto)

Fernando Alonso dhe McLaren kishin një fillim të keq për testimet e para të sezonit të ri në Formula 1.

Spanjolli doli jashtë piste pasi rrota e makinës së tij qëndroi vetëm gjashtë xhiro, transmeton IndeksOnline.

Kohë të mirë në këto testime që u mbajtën në Barcelonë, kishte ngasësi i Mercedes, Valtteri Bottas,  ai i Ferrarit Kimi Raikkonen dhe Red Bull, Daniel Ricciardo.

Kujtojmë se sezoni i ri i Formula 1 fillon më 25 mars dhe gara e parë zhvillohet në Australi./IndeksOnline/