08:51 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Testi i fundit i Belgjikës para Botërorit doli i suksesshëm, Lukaku dhe Hazard në top-formë (Video)

Kombëtarja e Belgjikës ka zhvilluar mbrëmë testin e fundit para Kampionatit Botëror.

Belgjika mposhti 4 me 1 ekipin e Kosta Rikës, në miqësoren e fundit të zhvilluar mbrëmë, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin e Martinezit i shënuan: Lukaku (2), Batshuayi dhe Mertens. Të vetmin për ekipin e Kosta-s e shënoi, Ruiz.

Belgjika ndeshjen e parë në Kupën e Botës do ta zhvilloj më 18 qershor, ku si kundërshtar do ta ketë Panamanë. Përvec Panamasë, Belgu në grup ka Anglinë dhe Tunizinë.

Në anën tjetër, Kosta Rika ndeshjen e parë e zhvillon më 17 qershor, ndaj Serbisë – kurse në grup bën pjesë me Zvicrën dhe Brazilin./IndeksOnline/