09:30 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tetë përballjet që zhvillohen sonte në Champions League

Gara më prestigjioze evropiane rikthehet sonte – me ndeshje interesante e si gjithnjë – të paparashikueshme.

Padyshim, përballja më interesante e mbrëmjes së sontme zhvillohet në ”Old Trafford”.

Manchester Unitedi është nikoqir i Juventusit në ”Old Trafford”, në një ndeshje që ka rëndësi të madhe, transmeton IndeksOnline.

Cristiano Ronaldo rikthehet në ish-shtëpinë e tij, ”Old Trafford”, ku me Juventusin e synon një rezultat pozitiv, transmeton IndeksOnline.

Image result for champions league

Ndeshja tjetër interesante është edhe mes Real Madridit dhe Viktoria Plzen, ku rezultati do ta vendoste të ardhmen e Julen Lopeteguit.

Real Madridi nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit, dhe kështu fitorja sonte është opsioni i vetëm për madrilen.

Nga ana tjetër, Man City sfidon Shakhtarin në Ukrainë, teksa Roma është nikoqir i CSKA-s në Olimpico.

Këto janë ndeshjet që zhvillohen sonte:

17:55:
AEK – Bayern
Young Boys – Valencia

21:00:
Man Utd – Juventus
Real Madrid – Viktoria
Shakhtar – Man City
Ajax – Benfica
Hoffenheim – Lyon
Roma – CSKA./IndeksOnline/