12:33 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi-bashkëpunëtorëve të Rugovës: Se pasni kuptuar atëherë, kuptojeni sot

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje është deklaruar se ish-presidenti Ibrahim Rugova ishte pro këmbimin e territoreve. Ai ishte shprehur se Rugova ka pasur këtë mendim për kufijtë, ndërsa mendimi i tij është evoluar jo në këmbim territoresh, por korrgjim kufijsh.

Por, bashkëpunëtorët e Rugovës gjatë ditës së djeshme e mohuan këtë, transmeton Indeksonline.

Sot, Presidenti Thaçi ka reaguar ndaj tyre duke thënë se ata që promovojnë vetën si bashkëpunëtorë të Rugovës, po vërtetohet që atëherë nuk i kanë dëgjuar as kuptuar deklaratat e tij, duke bërë thirrje që ta kuptojnë sot.

I pari i Presidencës me këtë shkrim e ka bashkangjitur një pjesë të intervistës së Rugovës dhënë në vitin 1994.

Postimi i plotë:

E pritshme! Me përjashtime të vogla, disa prej atyre që e promovojnë vetën si bashkëpunëtorë të Presidentit Ibrahim Rugova, po vërtetohet që atëherë, as nuk i kanë dëgjuar, as nuk i kanë kuptuar qëndrimet dhe deklaratat e tij. Së paku, le ta bëjnë një gjë të tillë sot. HTH

Më poshtë, lexoni një pjesë të shkëputur nga intervista e Presidentit Ibrahim Rugova dhënë më 1994 për gazetën Zëri./Indeksonl;ine/