21:39 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi bënë thirrje: Festat e fundvitit të festohen me produkte vendore

Presidenti Hashim Thaçi, derisa po merr pjesë në Gala Mbrëmjen e organizuar nga KPK-se, ku u lansua video “Made in Kosova” deklaroi se prodhuesit vendorë kanë vënë themelet e prodhimtarisë sonë vendore.

I pari i vendit lëvdoi edhe punën e institucioneve sipas se cilit iu është mundësuar prodhuesve vendorë qe të zhvillojnë veprimtaritë e tyre më lehtë.

Sipas presidentit, fushata “Made in Kosova” është një rrugë e drejtë me të cilën qytetarët për së afërmi po njoftohen me produktet vendore që kanë rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik te vendit

Presidenti bëri thirrje që festat e fundvitit të festohen me produkte vendore.

Në emër të qeverisë foli zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, i cili në këtë gala mbrëmje u zotua se ekzekutivi i vendit do të vazhdojë përkrahjen ndaj prodhuesve vendorë dhe do t’u mundësojë këtyre të fundit pjesëmarrje në treg me një konkurrencë të drejtë në një treg të lirë.