13:26 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale ish-komandantin e UÇK-së

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me Medalje Presidenciale ish-komandantin e UÇK-së, Rrustem Mustafa.

Thaçi ka thënë se me këtë medalje çmohet kontributi i komandant Remit nga Zona Operative e Llapit, gjatë luftës.

“Kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë, si komandant i Zonës Operative të Llapit dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, ka dhënë edhe Rrustem Mustafa.
Atë e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare për dhjetëvjetorin e pavarësisë. HTH”, ka shkruar ai./Indeksonline/