11:44 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi dhe Papadopoulou flasin për përfundimin e misionit të EULEX-it

Presidenti, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

Kreu i shtetit dhe shefja e EULEX-it në Kosovë kanë konstatuar se është finalizuar teksti i letërkëmbimit ndërmjet Kosovës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, që parasheh përfundimin e misionit të EULEX-it në Kosovë në këtë vit.

Thaçi e ka falënderuar Papadopoulou për qasjen konstruktive dhe për bashkëpunimin e misionit të EULEX-it dhe të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian.