21:53 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: E kam ftuar Putinin ta vizitojë Kosovën, nëse vjen do ta presë me protokoll shtetëror

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur edhe për takimin e parë që ka pasur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“I kam ftuar shumë liderë të vizitojnë Kosovën, si presidentin amerikan Donald Trump, ashtu edhe presidentin e Rusisë Vladimir Putin, dhe nëse Putin vjen në Kosovë do ta presë me protokollin më të lartë shtetëror”, deklaroi Thaçi.

Thaçi ka thënë se është një hap përpara dhe një progres dhe angazhim diplomatik, që i ka munguar Kosovës në raport me Rusinë.

“Takimi me të ka qenë krejt normal, korrekt, dhe unë e kam theksuar se na është krijuar mundësia që të diskutojmë për disa minuta kokë-më kokë, për dialogun, për negociatat me Serbinë dhe mundësinë  e arritjes së një marrëveshje paqësore me Serbinë”, ka vlerësuar Thaçi në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

Thaçi ka thënë se Putin konsideron se kjo çështje është delikate, porse mbështetë çdo marrëveshje të arritur.

“Putin ka theksuar se është çështje delikate por të njejtën kohë ka qenë shumë i qartë rreth marrëveshjes dhe mundësisë për arritjen e një marrëveshje paqësore me Serbinë, ai ka thënë se do të përkrahë çdo marrëveshje të arritur”, ka vlerësuar tutje Thaçi.

“Takimi është zhvilluar në “Elisee”, pa ndërjmetësimin e askujt, poashtu i kam kërkuar që të vëjmë kontakte Kosovë-Rusi, dhe kjo mundësi është parë fare e lehtë për presidentin Putin. Ai kishte koncetrim maksimal nga ana e tij”, shtoi Thaçi. /Indeksonline/