11:20 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi edhe sot me takime në zyrën e tij

Ndonëse sot e shtunë dhe është paralajmëruar protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, presidenti Thaçi është parë me mëngjes duke hyrë në zyrën e tij.

Presidenca ka konfirmuar për Telegrafin se Thaçi do të ketë edhe sot takime zyrtare.

“Po, ka takime edhe sot në zyre”, ka konfirmuar Zyra për Informim e Presidencës.

Ndryshe, më herët Presidenca ka njoftuar se sot në orën 14:00, Thaçi do të flasë para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.