11:33 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi flet nga Parisi, shpreson se ky lider i Evropës do t’i ndihmojë Kosovës për heqjen e vizave

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është paraqitur në një konferencë para gazetarëve në Paris, një ditë para takimit me krerë botëror.

Me këtë rast, Thaçi ka folur edhe për heqjen e vizave për kosovarët. Ai ka shprehur besim të madh se njeriu kryesor që do t’i shtyjë vendet tjera të votojnë pro Kosovës është presidenti i Francës, Emanuel Makron, raporton Indeksonline

Fjalimi i tij:

Sot është një mrekulli kur she duke u valuar flamurin e Kosovës krah për krah shteteve tjera të Evropës. Andaj, shteti i Kosovës po konsildohohet, po afirmohet sikurse gjitha shtetet tjera. Dëshirojë të falënderoj presidentin Makron për ftesën e tij, për nderimin që i ka bërë shtetit të Kosovës.

Pjesëmarrja e Kosovës në Francë me gjithë liderët e botës është një afirmimin i shtetit të Kosovës. Poashtu, është një mundësi që të takohemi me lider të ndryshëm botëror për të diskutuar për të ardhmen euro-atlantike, anëtarësimin në Interpol, themelimin e ushtrisë, për liberalizmin e vizave dhe mundësinë reale të arritjes së një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.

Do të duhej të vinte në agjent liberalizmi i vizave dhe të ndodhte votimi. Askush nuk duhet të binte në ndikim të lëvizjeve popullsitë. Si shtet kemi implementuar kriteteret për liberalizim. Prandaj, do ta shfrytëzoj mundësinë që me gjithë burrështetasit të bisedojmë dhe Makron të jetë shtytës për vendet e tjera të BE-së. Përndryshe, nëse nuk ndodhë që të vije në agjend, do të ishte rrezik, jo me fajin e Kosovës, që liberalizmi i vizave mos të ketë përiuhd të kufizuar e të ketë shtyrje.