12:06 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi komenton situatën e krijuar për veteranët  

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka komentuar edhe aktakuzën e ngritur nga Prokuroria për listën e veteranëve të rrejshëm.

Në një konferencë për media, Thaçi ka thënë se askujt nuk duhet t’i mohohet pjesëmarrja në luftë dhe askush nuk ka të drejt t’i njollos ushtarët e UÇK-së. Sipas tij, për këtë çështje është mirë që t’i jepet mbështetje e plotë sistemit të drejtësisë për rikonfirmini e gjithqakje që ka ndodhur në këtë proces.

Më tej ai tha se është mirë të ndodh edhe ndryshimi i ligjit, pasi, sipas tij, kjo ndoshta i ka dhënë edhe hapësirë për interpretim në forma të ndryshme.

“Mendoj se duet të jemi të kujdesshëm të mos japim deklarata me ngjyrime politike. Të gjithë duhet t’i japim mbështetje të plotë sistemit të drejtësisë për rikonfirmin e gjithcka që ka ndodh në këtë proces. Unë besoj se do të ndodhin përmirësimet që duhet të ndodhin dhe të evitohen ato dobësi që kanë ndodhur. Kanë ndodhur lëshime në shumë drejtime, t’i japim mbështetje pra sistemi të drejtësisë. Askujt të mos i mohohet lufta, askush nuk ka të drejtë t’i njollos ushtarët e UÇK-së. Askush nuk mund të marr primatin e luftëtarit duke mos qenë luftëtar. Ndoshta duhet të rishikohet edhe ndryshimi i ligjit që të mos interpretohet në forma të ndryshme dhe të krijohen. Ky proces do të jetë  kompleks por nëse punohet me rend dhe ligj gjërat janë shumë të thjeshta”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/

Temat: