13:17 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Me dhembje mora lajmin për vdekjen e Musliut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se me dhimbje ka marr lajmin për vdekjen e Jonuz Musliut, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Thaçi ka thënë se Musliu ka dhënë kontribut jo vetëm për avancimin e shqiptarëve në Presheve por edhe në procesin e çlirimit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Jonuz Musliu dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Jonuz Musliu po ashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu. HTH./Indeksonline/