Thaçi ngushëllon familjen e diplomatit Ahmeti
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sonte ka ngushëlluar familjen Ahmeti, pas vdekjes së diplomatit të Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmti.
“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e parakohshme të Xhafer Ahmetit. Ka qenë gjithmonë një bashkëpunëtor i mirë dhe i çmuar. Ishte një prej diplomatëve më të dalluar të Kosovës, me përplot energji për të punuar. Ngushëllime familjes Ahmeti, miqve dhe kolegëve të tij”, ka shkruar Thaçi në Facebook.