10:22 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Qytetarët e Kosovës meritojnë lëvizjen e lirë

(I plotësuar) – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë të lëvizin lirshëm,dhe sa më shpejt të ndodhë kjo aq më mirë për ta.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë lëvizjen e lirë. Ne kemi punuar shumë dhe sa më shpejt që ndodh aq më mirë është, prandaj ne do të punojmë me shtetet anëtare veç e veç. Shpresojë që në këtë drejtim të kemi edhe mbështetjen e Austrisë, poashtu besojë që edhe shtetet anëtare të marrin vendimin e drejtë e që është në interes të qytetarëve të Kosovës.”, ka thënë Thaçi gjatë konferencës me kancelarin austriak Kurz.

Ai poashtu ka thënë se shpreson që dialogu me Serbinë të përmbyllet në mënyrë paqësore, dhe se pa njohje reciproke nuk do të ketë të ardhme paqësore.

“ Urojë që dialogu me Serbinë të përmbyllet në mënyrë paqësore, një gjë është e qartë që pa normalizimin e raporteve, pa marrëveshje paqësore dhe pa njohje reciproke as Serbia e as Kosova nuk do të kenë të ardhme evropiane. Prandaj, ne do të punojmë në kohën e mbetur për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka shtuar tutje ai.

 

….

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është deklaruar pas takimit që zhvilloi me kancelarin austriak, Sebastin Kruz.

Thaçi përmendi normalizimin që Kosova po kërkon ta ketë me Serbinë.

“Po mundohemi maksimalisht të ndërtojmë raporte korrekte me Serbinë. Por Serbia fatkeqësisht ende se ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ne mbesim thellësisht të përkushtuar për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Jam i bindur se marrëveshja dhe njohja reciproke do të sjellë paqe mes dy vendeve tona”, është shprehur ai. /Indeksonline/

Temat: