09:54 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Serbia veproi kundër frymës sportive, po e politizon sportin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj autoriteteve të Serbisë të cilët kanë ndaluar karateistët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad të Vojvodinës.

Thaçi e ka quajtur të papranueshëm këtë veprim, duke thënë se është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë, shkruan Indeksonline.

“Serbia po tenton ta politizojë sportin, i cili duhet t`i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre”, ka shkruar Thaçi.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë.

Me sjellje të tilla, Serbia po tenton t’i politizojë edhe sportin, i cili duhet t’i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre