16:12 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi shkon të varri i senatorit McCain, shpreh respektin e popullit të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në SHBA, sot ka bërë nderime tek varri i senatorit amerikan, John McCain.

Thaçi ka shprehur nderime dhe respektin e popullit të Kosovës për kontributin që ka dhënë McCain për paqen në botë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i plotë:

Në dy dekadat e fundit, sa herë që kam ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kam takuar gjithmonë senatorin, John McCain. Edhe pse ai nuk është në mesin tonë, qytetarët e Kosovës, senatorin McCain do ta kujtojnë përgjithmonë si një nga mbështetësit e palëkundur të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në varrezat e “United States Naval Academy Cemetery” në Annapolis, bëra nderime te varri i tij, për të shprehur respektin e popullit të Kosovës për kontributin që ka dhënë për sigurimin e paqes në botë dhe përkushtimin ndaj vendit tonë. Lavdi të gjithë veteranëve amerikanë, që jetën e tyre e vunë në shërbim të atdheut dhe vlerave perëndimore. HTH