15:08 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi takon Gjukanoviqin në Budvë, flasin për bashkëpunim në fushën e integrimeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Budvë të Malit të Zi, ka zhvilluar një takim me homologun malazez, Millo Gjukanoviq.

Ai ka thënë se me Gjukanoviqin kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, për të nxitur shkëmbim më të madh tregtar dhe bashkëpunim në fushat e integrimeve evropiane.

“Në kuadër të Forumit të Sigurisë „То be Secure“, zhvillova një takim bilateral me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, të cilin e urova për rizgjedhjen e tij president dhe për përvjetorin e pavarësisë së Malit të Zi. Me presidentin Gjukanoviç biseduam për krijimin e një agjende të përbashkët të bashkëpunimit bilateral, duke nxitur një shkëmbim më të madh tregtar dhe bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane.

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krijuar një mundësi unike për Kosovën, që të lëvizim më shpejt drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike. Pas Samitit të Sofjes, Ballkani Perëndimor asnjëherë nuk ka qenë më afër jetësimit të aspiratave për anëtarësim në BE”,  ka thënë Thaçi përmes Facebook.