10:42 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Thaçi uron 1 qershorin: Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar sot të gjithë fëmijët për Ditën ndërkombëtare të tyre.

Ai në një postim në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se investimi në fëmijë është investim në të ardhmen, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i Thaçit:

Prindërit, shoqëria dhe institucionet, sot tërë vëmendjen e kanë te fëmijët, të cilët festojnë Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Kjo ditë e veçantë synon të rris shkallën e vetëdijesimit kundër dhunës dhe abuzimit me fëmijë, duke promovuar mirëqenien dhe të drejtat e tyre. Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen.

Fëmijët çdo ditë e bëjnë jetën tonë më të mirë, prandaj edhe ne duhet të bëjmë më shumë për t’iu siguruar një mjedis më të mirë atyre. /Indeksonline/

Temat: