11:11 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

The Rock do të bëhet baba për herë të dytë (Foto)

Aktori i njohur amerikan, Dwayne Johnson është bërë baba për të dytën herë.

Këtë e ka konfirmuar vet ai duke postuar një fotografi të bijës së tij të parë ku mbi të shohim një mbishkrim “Është vajzë, mezi pres të bëhem motër e madhe dhe më në fund të jem BOSS!”.

Ky shkrim qesharak ka bërë të qeshin shumë fansat e aktorit dhe ta komentojnë shumë atë, shkruan Indeksonline.

Johnson dhe e dashura e tij, Lauren Hashian do të bëhen prindër për të dytën herë kurse fëmija pritet të lind në pranverën e 2018./Indeksonline/