16:23 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Iranit festuan para hotelit të Portugalisë, ky ishte reagimi epik i Ronaldos (Video)

Tifozët e Iranit janë të entuziazmuar pasi Kombëtarja e tyre sonte takohet me Kampionin e Europës, Portugalinë.

Kombëtarja e Portugalisë sonte nga ora 20:00 do të takohet me Iranin, ndeshja e fundit e fazës së grupeve, shkruan IndeksOnline.

Mbrëmë, tifozët iranian shkuan afër hotelit ku po qëndronte ekipi kombëtar portugez. Ata festuan dhe brohoritën gjatë gjithë kohës, derisa ndodhi një ngjarje interesante.

Në dritaret e hotelit doli një person, që u zbulua se ishte Cristiano Ronaldo. Ai bën me gjeste se ekipi i tij dhe vet ai ka nevojë për të fjetur dhe i kërkon atyre që të largohen nga hapësira e hotelit.

Ky ishte gjest epik i Ronaldos, por tifozët e Iranit nuk u ndalen duke festuar.

Kujtojmë që cili ekip të fiton sonte siguron kualifikimin në fazën e eliminimit/direkt./IndeksOnline/