11:15 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Tifozët harrojnë ndeshjen Kosovë-Ukrainë, vëmendjen ua merr Arbnora

Kombëtarja shqiptare jemi mësuar ta ndjekin për së afërmi edhe bukuroshet.

Por, edhe përfaqësuesja e Kosovës nuk është që nuk ka tifoze seksi që e ndjekin në shkallët e stadiumit.

Në fakt, në takimin që Kosova pësoi humbje ndaj Ukrainës me rezultat 2-0, në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës ishte edhe Arbnora Ademaj.

Fotot e ish-mis Kosovës kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të medieve, por edhe të disa prej tifozëve që për një moment harruan ndeshjen duke shikuar “Miss Kosovën”.

Kujtojmë se tash e sa kohë, bukuroshja posedon një qendër fituesi në Prishtinë, në të cilin ushtron edhe profesionin e instruktores së palestrës.

Njëherësh, këto ditë ajo është duke udhëhequr edhe një emision sportiv në Radio Televizionin e Kosovës.

Ndryshe, Arbnora është një ndër modelet shqiptare, të cilat e ruajnë me xhelozi jetën private duke mos zbuluar nëse ka të dashur apo jo. /Telegrafi/