17:32 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tinejxheri britanik, Norris do ta zëvendësojë Vandoornen

Tinejxheri britanik, Lando Norris pritet ta zëvendësojë Stoffel Vandoorne në McClaren pasi piloti belg njoftoi se do të largohet në fund të këtij sezoni.

Norris, 18-vjeçar, ka qenë pilot rezervë i skuadrës dhe mori pjesë në sesionin praktik të parë në Spanjë dhe Hungari këtë vit.

Ai do të jetë partneri i Carlos Sainz të Renaultit, i cili do ta zëvendësojë Vandoornen, bashkëlojtarin e të pensionuarit, Fernando Alonso.

”Ky është një moment special, një moment i cili kam shpresuar që gjithnjë të bëhet realitet”, tha Morris, transmeton IndeksOnline.

”Që të jem pilot i McClaren ka qenë për mua gjithnjë një ëndërr, dhe tani u bë realitet”.

Norris është aktualisht sfidues për titull në Formula 2 këtë vit, teksa renditet në vendin e dytë pasi ka fituar në debutimin e tij nga ”pole position”./IndeksOnline/

Image result for lando norris