Tjetër humbje për tenistët kosovarë në “Davis Cup” (Foto)
Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbjen e radhës në kompeticionin “Davis Cup”.
Burim Bytyqi u mposht 2 me 1 (5-7, 6-2 dhe 6-2) në sete prej tenistit nga Lichtenstahini, Timo Kranz, shkruan IndeksOnline.
Poashtu edhe kosovari tjetër, Granit Bajraliu u mposht 2 me 0 në sete (6-0 dhe 6-1) nga Vital Flurin Leuch.
Ndeshja në çifte mes Robin Forster/Timo Kranz dhe Granit Bajraliu/Muhamed Zulji, përfundoi me fitore të Liechtensteinit 2 me 0 në sete (6-3 dhe 6-2).
Kujtojmë që kjo ishte humbja e dytë e Kosovës në këtë turne. Dje u mposht nga ekipi i Maltës.
Ndeshja e radhës për tenistët kosovar do të zhvillohet nesër kundër Moldavisë./IndeksOnline/