19:21 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tmerruese: Fëmijët plaçkisin me dhunë një femër në Pejë (Video)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një plaçkitje ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Pikërisht në qendër të Pejës, përballë ‘Shtëpisë së Mallrave’ një vajzë është plaçkitur nga një turmë fëmijësh, të cilët e sulmuan edhe me grushte.

Në një video të siguruar nga Indeksonline shihet se si vajza sulmohet fizikisht, i vidhet çanta e më pas mbetet e shtrirë në tokë.

Ndërsa ajo çfarë bie në sy është edhe mos reagimi i njerëzve të cilët kalojnë rrugës dhe nuk i ndihmojnë vajzës e cila siç duket humbi vetëdijen.

Duhet shtuar se përgjatë javëve të fundit në vend kanë qenë të shtuara rastet e plaçkitjeve./Indeksonline/