20:51 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tottenham mbetet gati pa shpresa, ndalet edhe nga PSV

Tottenham ka barazuar 2-2 kundër PSV-së në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Philips Arena.

Skuadra angleze nuk arriti të marr më shumë se një pikë nga kjo ndeshje, duke i humbur pothuajse të gjitha shpresat për kualifikim.

Holandezët kaluan të parët në epërsi me golin e Lozano në minutën e 30-të, shkruan indeksonline.

Spurs u rikthyen në lojë duke shënuar dy gola. Së pari Lucas në minutën e 39-të e më pas edhe Kane në minutën e 55-të.

Por gjërat u përkeqësuan kur Hugo Loris u ndëshkua me të kuq.

Golin e barazimit PSV e shënoi në minutën e 87-të me anë të De Jong.

Tottenham tashmë ka vetëm një pikë aq sa ka edhe PSV, ndërsa Inter dhe Barcelona kanë nga gjashtë pikë. /IndeksOnline/

Temat: