Transgjinorja e parë shqiptare po shijon ditët e fundit të jetës (Foto)
Edona James është transgjinorja më e famshme shqiptare e cila u bë e njohur për publikun kur ajo ishte vetëm 23 vjeçe, kur bëri edhe operacionin e vështirë për tu shndërruar plotësisht në femër. Edona ka disa javë që po përballet me një sëmundje të rëndë, ajo po kurohet për kancer.
Ka qënë vetë transgjinorja e njohur që e ka bërë të ditur përmes disa imazheve që ka publikuar në rrjetet sociale ku duket se nga sëmundja i kanë rënë edhe flokët. Ajo në një postim ka shkruar se ndihet e lodhur duke luftuar dhe se ndoshta po shijon momentet e fundit të jetës.
“Unë kam luftuar kaq shumë por që nuk mundem më. Tani asgjë më nuk ka kuptim. Po shijoj vitet e muajt ose ditët që më kanë mbetur”-është shprehur James. /Blitz.al/