10:29 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Tre liderët e njohur që kryeministri bullgar i përqafoi në Samitin e Sofjes (Foto)

Është duke vazhduar Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Nikoqir i këtij Samiti është pikërisht kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov.

Ajo çfarë ka rënë në sy tek pritja e Borissov mbrëmë dhe sot, është mënyra e përshëndetjes me liderët e vendeve të ndryshme.

Janë pikërisht tre persona, që Borissov ka zgjedhur t’i përshëndes më afër, raporton Indeksonline.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Komisionari Evropian, Johannes Hahn si dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Borissov ka përqafuar në mënyrë të veçantë këta përfaqësues fotografitë e të cilëve janë publikuar pak më parë./Indeksonline/