14:13 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tre të arrestuar për grabitje në këtë komunë të Kosovës

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka pranuar informatën se rreth orës 23:00, në fshatin Malësi e Re, tre të dyshuar kishin hyrë në një shtëpi për të vjedhur mirëpo ishin vërejtur nga vëllai i pronarit të shtëpisë ndërkaq hajdutët kishin kërcyer nga ballkoni i shtëpisë dhe e kishin sulmuar të njëjtin.

Sipas PK-së,  gjatë sulmit ia marrin edhe portofolin me dokumente personale dhe 120 euro.

Hetues policorë që ishin në detyrë i janë përgjigjur rastit dhe pas një pune operative taktike në terren dhe në bashkëpunim me qytetarët e fshatit janë ndaluar të dyshuarit të cilët po përdornin  një automjet të llojit “Ford” me targa të Shqipërisë.

“Pas arrestimit, të dyshuarit: F.L; J.J dhe A.B janë dërguar në stacion për intervistë. Gjatë kontrollit të automjetit, në prani të avokatit mbrojtës, janë gjetur dhe sekuestruar gjësende të ndryshme të vjedhura: pajisje  amvisërie, bizhuteri dhe një sasi e substancës narkotike. Ndër gjësendet e gjetura është edhe portofoli me dokumente personale të viktimës nga Malësia e Re.

Të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, dje në orët e hershme të mëngjesit, në vazhdën e parandalimit,  hetimit të veprave penale dhe sekuestrimit të gjësendeve të kundërligjshme, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit dhe gjykatën kompetente, hetues rajonalë të mbështetur edhe me njësite tjera policore kanë zbatuar një plan operativ i cili ka pasur për detyrë të kontrolloj tri lokacione hoteliere që punonin gjatë orëve të natës.

Gjatë kontrollit të ushtruar janë legjitimuar të gjithë personat e pranishëm. Janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë; 16 gramë kokainë dhe në dy raste të ndryshme sasi të vogla të marihuanës.

Për të gjitha këto gjetje është informuar prokurori i shtetit./Indeksonline/