18:31 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tri arsyet pse Barça nuk do ta transferojë Pogban

Paul Pogba pritet të largohet nga Manchester Unitedi më herët se që është pritur pas një konfrontimi tjetër me Jose Mourinhon.

Raportet e Pogbas me Mourinhon janë në ”krizë” dhe kjo u dëshmua në seancën e djeshme stërvitore.

E gjithë kjo ka ardhur pasi Mourinho konfirmoi se Pogba nuk është më zëvendës-kapiten i skuadrës pasi francezi publikisht kritikoi taktikat e skuadrës së tij.

Dhe siç qëndrojnë gjërat, kalimi i tij te Barcelona nuk pritet të ndodhë, por për të interesim kanë shprehur Juventusi dhe PSG, transmeton IndeksOnline.

Pra, transferimi i mesfushorit francez te Barcelona me gjasë nuk do të ndodhë dhe për këtë ka disa arsye të fuqishme.

Mundo Deportivo shkruan se Barcelona nuk e ka pranuar çmimin e Man Unitedit për Pogban – 200 milionë funte.

Arsyeja e dytë është se gjiganti katalunas nuk do ta pranojë shumën që kërkon agjenti, Mino Raiola nga ky transferim.

Raiola përfitoi 24 milionë funte për rikthimin e Pogbas në ”Old Trafford” nga Juventusi në vitin 2016.

Dhe së treti, Barcelona nuk mund t’ja plotësojë kërkesat financiare të pogbas, e cila besohet se kapë shifrën e 350 mijë funtesh në javë./IndeksOnline/