13:14 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

”Tronditet” Man Unitedi: Paul Pogba takohet me zyrtarin e gjigantit evropian

Në edicionin e sotëm të Tuttosport është lansuar një storie masive e spekulimeve që e përfshinë Barcelonën me njërin prej futbollistëve më të shtrenjët në histori.

Sipas Raffaele Diverso, i cili e përcjellë Barcelonën nga Torino, ai pohon se Eric Abidal ka mbajtur një takim të fshehtë me Paul Pogban në Beverly Hills, Los Anxhelos.

Objektivi i takimit? Që ta lehtësojë transferimin e mesfushorit francez drejt Barcelonës dhe ta largojë atë nga Manchester Unitedi.

Gazeta italiane shkruan se arsyeja e vërtetë se pse Abidal udhëtoi drejt SHBA-ve ishte për ta takuar Pogban në përfundim të pushimeve verore.

Sipas informacioneve, ky nuk ishte vetëm një takim i thjeshtë shoqëror ndërmjet Pogbas dhe Abidal.

Ata u takuan në një vilë private që ta shmangin ndonjë sanksion të mundshëm për Barcelonën nga klubi kontraktues i Pogbas, Man Unitedi.

Tuttosport shkruan gjithashtu se Pogba dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi. Raportet e tij me Mourinhon janë në një fazë të përkeqësuar dhe ai mund të largohet.

Juventusi, klub i cili gjithashtu dëshiron transferimin e Pogbas, janë në mungesë të fondeve deri në largimin e Miralem Pjanic.

Pra, Barcelona është në një fazë më të avansuar se Juventusi për ta transferuar Pogban nga ”Old Trafford”./IndeksOnline/

Temat: