08:08 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Trupi i Florencit arrin sot në Shqipëri

Ditën e djeshme familjarët e Florenc Beqiraj kanë tërhequr trupin e pajetë për ta sjellë në Shqipëri gjatë paradites së sotme.

23-vjeçari Florenc Beqiri shkoi në gjendje kome në spitalin “Nord” të Marsejës, pasi dyshohet se është dhunuar në qendrën e ndalimit të emigrantëve të paligjshëm. Ndërsa autoritetet franceze pretendojnë se i riu tentoi të vrasë veten dhe është gjetur në gjendje të pandërgjegjshme në datën 14 dhjetor.

Pas një jave në koma, mjekët francezë i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë dhe pas këtij momenti zemra e të riut pushoi përgjithmonë. Prokuroria franceze ka nisur ndërkohë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Familjarët e Florencit udhëtuan me një linjë ajrore transit duke shkuar nga Franca në Gjermani, ndërsa paradite trupi i pajetë i 23 vjeçarit do të mbërrij në Shqipëri.