75 Mall Live Search
20:56 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

U përfol se martesa është në krizë, por ‘Kemali’ do të bëhet baba

Pak muaj pas martesës, thashethemet se lidhja e dy aktorëve të njohur turq, Burak Oscivit dhe Fahriye Evcen, është në krizë, janë hedhur poshtë. Jo vetëm që çifti nuk kanë probleme me martesën e tyre, por ata shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi i publikuar së fundi nga mediat turke i ka lumturuar të gjithë fansat e çiftit. Mësohet se Fahriye është në pritje të ëmbël. Nuk dihet akoma se cila është gjinia e bebes, por çifti i aktorëve po e shijojnë në privatësi këtë moment të lumtur të jetës.

Dyshimet se Fahriye është shtatzënë u vërtetuan pasi aktorja refuzoi edhe disa projekte televizive. Tani është periudha për t’iu përkushtuar tërësisht vetes dhe fëmijës që do të vijë në jetë pas disa muajsh./Revistaclass