22:38 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

UEFA dhe Komisioni për Ankesa, legjitimojnë të drejtën e Art Motion

E drejta e Art Motion për ta transmetuar Ligën e Kampionëve në Kosovës përmes Arena Sport është ligjore, njofon Klan Kosova.

Bordi për Ankesa i KPM-së, e ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të pavarur të mediave, i cili kishte kërkuar nga Art Motion ndalimin e transmetimit të Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligë.

Ky bord e ka pranuar ankesën e Art Motion,  duke e konsideruar të pa drejte vendimin e KPM-së.

Të drejtën ligjore të Art Motion e ka konfirmuar edhe UEFA, e cila në letrën dërguar KPM-së, sqaron se përveç gjuhës shqipe, Liga e Kampionëve  dhe Evropa Ligë mund të transmetohet edhe në gjuhë tjera.