14:29 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

UEFA shkruan për golin e Milot Rashicës ndaj Ishujve Faroe

Milot Rashica ishte protagonist për Kosovën në barazimin, 1-1 me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit.

Në kuadër të Ligës së Kombeve, Kosova barazoi me Ishujt Faroe në Torshavn, ku golin e vetëm për kosovarët e shënoi Rashica.

Ky ishte goli i parë i yllit të Werder Bremenit për Kombëtaren kosovare pas 17 paraqitjeve, transmeton IndeksOnline.

Dhe padyshim se goli i Rashicës ishte njëri prej më të mirëve të kësaj jave në Ligën e Kombeve.

Shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, UEFA, nuk i ka ikur goli i yllit kosovar të shënuar në Torshavn.

”Përfundim i mirë nga ylli i Kosovës, Milot Rashica”, shkroi UEFA përkrah videos së golit./IndeksOnline/