14:05 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

UEFA zgjedhë golin më të mirë të sezonit – zgjedhet ai që pritej

Goli me gërshërë nga Cristiano Ronaldo për Real Madridin ndaj klubit të tij aktual, Juventus, është votuar si goli më i mirë i sezonit të kaluar nga UEFA.

Goli i jashtëzakonshëm nga portugezi u shënua në çerekfinalen e Champions Leagues për Real Madridin ndaj Juventusit.

Tifozët e Juventusit e kishin duartrokitur sulmuesin portugez, dhe ky gol mori 200 mijë vota prej 346,915 votave, transmeton IndeksOnline.

Kështu, Ronaldo bëhet pasardhësi i Mario Mandzukic në këtë aspekt pasi kroati e fitoi këtë çmim në sezonin paraprak.

Derisa, Lionel Messi e fitoi çmimin në fjalë në sezonet, 2014/15 dhe 2015/16.

Goli i dytë më i mirë u zgjodhë ai i Dimitri Payet në ndeshjen ndaj RB Leipzig në Europa League, teksa vendi i tretë i takoi Eva Navarros, futbollistes spanjolle./IndeksOnline/