21:15 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ultrasit e Milanit kundër Donnarummas, ky është mesazhi (Foto)

Kanë reaguar ashpër tifozët ultras të Milanit të quajtur “Curva Sud” në drejtim të portierit Donnarumma, transmeton IndeksOnline.

Agjenti i portierit italian, Mino Raiola ka kërkuar që të shkëputet kontrata për shkak të “dhunës morale”.

Në ndeshjen Milan – Hellas Verona, e vlefshme për Kupën e Italisë, është zbuluar një parullë e ultrasave me shkrim:

“Dhunë morale e 6 milionë eurove në vit dhe blerja e vëllaut tënd parazit? Tani është koha të shkosh, durimi ka marrë fund”, shkruhet në parullën e shfaqur gjatë ndeshjes.

Situata e Donnarummas te Milani nuk duket e mirë, kështu i riu shumë lehtë mund të largohet nga “San Siro” gjatë mini-afatit të janarit./IndeksOnline/