Umtiti fillon tretmanin special në Katar
Samuel Umtiti e ka filluar tretmanin në Katar me synimin për t’i përfunduar problemet në gju, të cilat ia kanë kufizuar numrin e ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon.
Mbrojtësi francez shpreson se tretmani special që ai është duke e marrë do ta mbrojë atë nga operimet.
Pas një muaji jashtë me probleme, ai është rikthyer në aksion kundër Atletico Madridit, transmeton IndeksOnline.
Megjithatë, pas një diskutimi me Ernesto Valverden, ai vendosi që t’ju nënshtrohej këtyre tretmaneve në Lindjen e Mesme.
Diario AS ka zbuluar se klubi katalunas preferon një operim për t’i ndalur problemet e tij njëherë e përgjithmonë, por Umtiti nuk e do këtë.
Tani, në Katar, tretmani i tij në Katar ka filluar dhe koha do të tregojë nëse ai e ka bërë zgjedhjen e duhur./IndeksOnline/