10:38 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vajzën e Shyhretes s’e keni parë kurrë kaq të bukur (Foto)

Engjëllusha Salihu është emër i ri në estradën shqiptare, e cila edhe pse është në fillim të karrierës po tregohet e suksesshme në këtë fushë.

Një gjë që e bën Engjëllushën të veçantë krahas këngëtareve të tjera, është zhanri që ajo ka zgjedhur ta këndojë, e që është kënga popullore.

Në Insta-Story, Engjëllusha, e cila është vajza e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, ka postuar një foto në të cilën shfaqet shumë e bukur.

Këngëtarja dukej për mrekulli në fotografinë e realizuar me efekte të rrjetit social, Snapchat, në të cilin imazh është veshur me të zeza.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Engjëllusha është kënga “Kanagjegji”, këngë e cila u prit mirë nga publiku./express