16:39 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Valdrin Sahiti përveç Editës, ka edhe dy ‘gra’ të tjera (Foto)

Dizajneri i talentuar kosovar Valdrin Sahiti duket që po e shijon tej mase ndjesinë e të qenurit baba.

Ai herë pas here me ndjekësit e tij në llogarinë Instagram, tregon momente të ëmbla pranë vajzës së tij, Bella-s.


Valdrini sot ka postuar një instastory ku shfaq bashkëshortën e tij, Editën e cila mban në krahë vajzën e tyre dhe nënën e tij. Teksa ka shkruar: Tre gratë e jetës simë!


Ndryshe Valdrini dhe Edita dashurinë e tyre e kurorëzuan vitin që lamë pas në ceremoni private në Las Vegas./Indeksonline/