09:58 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Valdrini “supermen”, e Edita “kukullë” (Foto)

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për stilistin e njohur Valdrin Sahiti.

Ai feston ditëlindjen.

Me këtë rast, Valdrini ka marrë urime të shumta nga familjarë, miq e shumë artistë të njohur.

Por, natyrisht urimi më i bukur vjen nga Edita, bashkëshortja e tij.

Edita në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një fotografi ku ka shkruar edhe urimin më të bukur për bashkëshortin.

Edita thotë se ka një super burrë.

“Kujt i duhen super heronjtë kur ke një super burrë..!? Urime ditëlindjen Supermeni im.♥”, ishte ky urimi që kishte bërë Edita.

Por, i shpejtë ishte edhe reagimi i Valdrinit.

“Thankyou kuklla”, ia kishte kthyer Valdrini.

Kujtojmë se Valdrini e Edita u martuan pak javë më parë në një ceremoni tejet private në Las Vegas.

Express kohë më parë ka mësuar se çifti së shpejti do të bëhen prindër./Express/