08:28 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Valladolidi të dënohet për gjendjen e tmerrshme të fushës në ndeshjen e djeshme

Real Valladolidi do të përballet me masa disiplinore pas gjendjes së fushës së lojës gjatë ndeshjes me Barcelonën mbrëmë.

Burime të përafërta me ESPN kanë konfirmuar se një zyrtar e ka shikuar gjendjen e fushës dhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas njoftoi në rrjetet sociale se një aksion disiplinor do të ndërmerret.

Fusha është bërë gati vetëm katër ditë para ndeshjes së djeshme dhe skuadra e sapo-promovuar nuk ishte e sigurtë nëse do të mund të zhvillohej ndeshja, transmeton IndeksOnline.

Gjatë nxemjeve para ndeshjes, u pa gjendja konkrete e fushës dhe menjëherë vërshuan kritikat ndaj organizatorit të lojës.

”Fusha ishte një tmerr. Nuk ishte e duhur për të luajtur futboll dhe kishte rrezik për t’u lënduar lojtarët”.

”Unë shpresoj se Valladolidi do ta rregullojë atë sepse është neveritëse”, tha Pique pas ndeshjes për Movistar.

Tebas më pas shkroi në Twitter: ”Gjendja e fushës në Jose Zorrilla nuk përkonte me minimumin e kriterit të kërkuar për një KOMPETICION si La Liga, dhe natyrisht procedurat disiplinore kanë filluar me përgjegjësit”./IndeksOnline/